Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ahmeti, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ftuar si dëshimtar.
“Të nderuar qytetarë, sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time. Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë. Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Milosheviqit”, ka shkruar Ali Ahmeti në Facebook.
Ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi u intervistua nga kjo gjykatë si i akuzuar. I akuzuar tjetër është edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Deri më tash, janë rreth 270 luftëtarë të UÇK-së që janë ftuar nga kjo gjykatë si dëshmitarë apo si të dyshuar.