Përveç numrit të lartë të viktimave dhe dëmeve në ekonomi, koronavirusi tregoi dhe se sa të brishta janë marrëdhëniet politike në sistemin ndërkombëtar.
SHBA vazhdimisht ka hedhur akuzat Kinë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me pandeminë COVID-19.
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Kina kanë arritur një marrëveshje sekrete për drejtimin e OBSH.
Ndërkohë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mohoi akuzat e bëra nga Pompeo, për marrëdhëniet mes OBSH dhe Kinës, duke i quajtur ato të pavërteta, të papranueshme dhe të pabaza.
Gjatë raportimit të përditshëm për situatën e pandemisë në botë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se qëllimi dhe puna e OBSH është vetëm të shpëtojë jetë njerëzish dhe se organizata që ai drejton nuk do të shpërqendrohet nga këto komente dhe as komuniteti ndërkombëtar.
Agjencia e lajmeve Bloomberg raportoi përmes burimeve të saj të sigurta, gjatë një takimi privat të Pompeo dhe një grupi ligjvënësish britanikë në Londër, se Pompeo është shprehur i bindur se kreu i OBSH ka firmosur një kontratë më herët një marrëveshje sekrete me Kinën, që ai të marrë drejtimin e OBSH.
Por, Ghebreyesus i mohoi akuzat duke deklaruar se kërcënimi i vetëm për OBSH në këto momente është pandemia Covid-19, e cila sipas tij nuk respekton as kufijtë, as ideologji apo parti politike. Shefi i OBSH e mbyll reagimin e tij duke theksuar se edhe politika duhet karantinuar nga koronavirusi.