Në 6 muaj në Shqipëri, Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka njohur jo vetëm politikë shqiptare, por edhe bukuritë natyrore. Politika këto kohë ka qenë tensionuar, ndërsa turizmi vuan pasojat e kohës së vështirë të pandemisë.
Ndaj nga Kune Vaini, në krah të Ministrit Klosi, ambasadorja dha një mesazh që shkoi për të gjithë kur tha se SHBA do të jenë krah Shqipërisë në çdo sfidë.
Bluza që mbante veshur tregonte më shumë.
“Mund të jeni në dijeni ndoshta që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë ndihma rreth rreth 1.8 milionë dollarë, e cila ka ndihmuar industrinë e turizmit, veçanërisht kujdit ndaj mjedisit. Gjithashtu do të jem po aq krenare që të siguroj që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë krah jush. Gjithashtu pres me kënaqësi mundësinë që të përveshim mëngët së bashku me ju me të gjithë ju që jeni persona që jepni zgjidhje problemeve.”
Ambasadorja e ka quajtur turizmin në Shqipëri një thesar për gjithë botën, por ashtu si politika edhe turizmi ka probleme.
Ambasadorja edhe këtu dha një shembull.
“Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij . Dhe jam po ashtu po aq e kënaqur që je nuk jemi, nuk tregohemi përgjegjës vetëm për mbeturinat të cilat mund të krijohen në përditshmërinë tonë por gjithashtu ne jemi persona, të cilët kudjesemi që mund ta mirëmbajmë dhe ta pastrojmë mbeturinat që të tjerët. Edhe një herë ky është një veprim që tregon inteligjencë, zgjuarësi, por gjithashtu dhe zgjidhje të tillë.”
Ministri i Turizmit nga ana e tij pranoi sfidën e autoriteve shqiptare për perlat e natyrës si Kune Vaini
Bashkë me të rinjtë e projektit SMILE ALBANIA, diplomatja u angazhua për pastrimin e zonës së mbrojjtur të Kune Vainit.