Zyrtarët shëndetësorë në Spanjë kanë paralajmëruar se shteti mund të jetë duke përjetuar “valën e dytë” të koronavirusit, ndërsa Franca, Gjermania dhe Belgjika raportuan rritje të shpejtë të numrit të rasteve të konfirmuara këtë javë.
Shtetet përgjatë Evropës sërish kanë theksuar nevojën për kujdes të madh për shkak rritjes së rasteve sidomos tani gjatë pushimeve verore, shkruan The Guardian.
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë regjistroi 971 raste me COVID-19 të enjten, numri më i madh ditor që nga ngritja e gjendjes emergjente në fund të qershorit.
Afro 8,000 raste të reja janë regjistruar në rajonin e Katalunisë gjatë 14 ditëve të fundit, duke përbërë pothuajse gjysmën e 16,410 rasteve të regjistruara në tërë Spanjën.
Ka frika se virusi po përhapet nga njerëzit që vizitojnë kafenetë dhe restorantet, dhe se do të ketë nevojë për kufizime për të ndalur rritjen e rasteve.
Gjithashtu edhe autoriteti shëndetësor i Francës raportoi 1,062 raste të reja të enjten dhe tha se ishte rritur numri i të infektuarve që janë mbi moshën 75 vjeçe dhe jetojnë në shtëpi për të moshuar, por gjithashtu edhe numri i rasteve në mesin e të rinjve.
Të premten, presidenti francez Emanuel Macron mbajti një takim me këshillim mbrojtës të shtetit për të biseduar rrethi rritjes së rasteve dhe për të rishqyrtuar masa të reja të kufizimeve përfshirë shtrëngimin e kontrolleve nëpër kufi.
Edhe në Gjermani, Instituti Robert Koch ka raportuar 815 raste të reja të premten, krahasuar me 583 para një jave.
Ky institut ka përpiluar listën e 100 shteteve me rrezik të lartë, ku janë edhe SHBA, Izraeli dhe Luksemburgu. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se do të kërkohet test obligator për personat që kthehen nga zonat e rrezikuara.
Në Belgjikë, ku numri i infektimeve të reja javore është rritur për 89%, dhe zyrtarët thanë se një vajze tre vjeçe është bërë viktima më e re nga Covid-19 në këtë shtet.