I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se është takuar ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit për çështje të Evropës dhe Azisë, Philip Reeker.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se në takim është biseduar për bashkëpunimin e afërt mes SHBA-së dhe Evropës për dialogun Prishtinë-Beograd.
“Për ta përmbyllur javën, u takova me ndihmës-sekretarin shtetëror Phil Reeker. Folëm për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin e afërt në mes SHBA-së dhe BE-në në dialogun Prishtinë Beograd”, ka shkruar ai.