Mustafi nuk do të luajë në finalen e Kupës FA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali e ka konfirmuar se qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, edhe zyrtarisht do të mungojë në pjesën e mbetur të garave për shkak të tërheqjes së muskulit.

Kjo do të thotë se Mustafi do të mungojë në finalen e dytë të Kupës FA për “Revolveristët”.

28-vjeçari ka pasur paraqitje stabile me klubin qëkur Mikel Arteta e mori në dhjetor drejtimin e skuadrës. Edhe pse shumë i kritikuar nga tifozët e Arsenalit, Mustafi u bë pjesë e pandashme e formacionit të Artetas, ku nga 14 ndeshje luajti 12 herë si titullar, ndërsa dy të tjerat mungoi për shkak të dëmtimit.

Fituesi i Kupës së Botës u dëmtua në gjysmëfinale të Kupës FA, në fitoren e Arsenalit 2:0 kundër Manchester Cityt. Mustafi mungoi edhe në finalen e fituar nga Arsenali në vitin 2017, kur në atë kohë “Gunners” mposhtën Chelsean.

Share This Article