Aksion në përkrahje të Dua Lipës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derisa debati për postimin e Dua Lipës po vazhdon në rrjete sociale, në Prishtinë u organizua aksion simbolik në përkrahje të pop yllit me origjinë kosovare.

“Vendoseni Kosovën në hartë” ishte kërkesa e organizatorëve të këtij aksioni drejtuar kompanisë “Apple” pas zhurmës mediatike që peticioni u nënshkrua edhe nga yje, si Lipa, Rita Ora, Gashi etj.

Për dallim nga përkrahja e madhe që iu dha Duas në rrjete sociale, ky aksion mblodhi një numër të vogël të qytetarëve.

Organizatorët thonë se nuk kanë pritur përkrahje më të madhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Organizatorët e aksionit, e patën një kërkesë edhe për kompaninë “Apple”.

Dua Lipa u vu në fokus të mediave botërore, pas publikimit të posterit me flamurin “Autoktonus”, që e shoqëroi me shpjegimin e kësaj fjale. Ky veprim nxiti debat dhe sulme virtuale ndaj Duas, derisa pop ylli doli me sqarim se nuk ka dashur të nxisë urrejtje dhe se postimi i saj është keqkuptuar.

Share This Article