Patriot në vitin 2020
Sa e lehtë është të jesh sot Patriot, jo si dikur…
Patriotët shqiptarë kanë kaluar peripeci të shumta ata kanë humbur familjen, kanë humbur pasurinë, kanë humbur jetën në moshën më të bukur. Një herë pa bukë, një herë pa ujë, një herë të zbathur e të pagjumë ata rroknin armën, mbronin gjuhën, donin flamurin, puthnin tokën. Po sot? Sot Patriotizmi është aq i lehtë sa mund të jem unë, të jesh ti e të jemi të gjithë bashkë… Mos u trembni, patriotizmi nuk është streha fundit e maskarenjve, patriotizmi nuk është demode për ju të rinjtë, patriotizmi nuk është mëkat për fqinjët tanë. Ai është vlera më e lartë dhe me e shenjtë e një kombi. Por, si duhet të jetë një patriot sot? Një patriot sot duhet të njohë historinë e vendit, tu mësojë fëmijëve gjuhën shqipe, t
u mësojë ta duan mëmëdheun dhe flamurin. Të mësosh kulturën dhe traditën fisnike shqiptare dhe me këto vlera të jenë ambasadorë të saj nëpër botë. Të ngresh zërin para padrejtësive që të bëhen dhe që i bëhen komshiut tënd, lagjes tënde, qytetit tënd dhe kombit tënd. Sot të jesh patriot duhet të diskutosh dhe të mendosh si të ndihmosh atdheun tënd që fëmija mos të ikë në kurbet, që varfëria mos të ulet këmbëkryq, që pasuria e vendit tënd mos të vidhet e keqpërdoret. Sot, që të jesh patriot duhet të bësh zgjedhjen e duhur politike, duhet mos shesësh votën, duhet mos ti japësh pushtet atyre që kanë shpërdoruar besimin tënd në vite. Të jesh sot Patriot duhet të zgjohesh nga gjumi dhe mos presësh, boll na kanë nëpërkëmbur dhe tradhëtuar, t
i japim vlerën që i takon flamurit shqiptar dhe popullit shqiptar. Jemi në mesin e Europës, jemi një vend i bekuar me pasuri nga perëndia e nëse këto pasuri e bukuri administrohen me vlerën fisnike të Patriotizmit, mëmëdheu bëhet zonjë siç i ka hije.
E pra unë e ndiej veten Patriot, po ti?
Koha është e Patriotëve
Aldo Deliu