Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se rendi botëror që ka krijuar Kosovën e pavarur nuk ekziston më.
Hoxhaj foli për politikën ndërkombëtare që duhet ndjekur Kosova, duke diskutuar për librin “World Order” të Henry Kissinger-it, në emisionin CODEX të KTV-së.
Ai tha se Kosova duhet të shfrytëzoi vëmendjen amerikane dhe evropiane, që të përmbyllë shtetndërtimin duke u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.