PD: Policia po dhunon banorët e “Bregut të Lumit”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka denoncuar përmes një njoftimi për mediet, shoqëuar edhe me pamje filmike, atë që e quan dhunë të policisë ndaj banorëve të zonës periferike “Bregu i Lumit” në kryeqytet.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, në vendngjarje kanë shkuar sërish fadromat e IMT-së që kanë për objektiv prishjen e shtëpive të banorëve të zonës, e sipas PD-së ka pasur edhe përplasje mes tyre dhe policisë.

Selia blu thekson gjithashtu se disa telefonë, me anë të të cilëve është xhiruar ngjarja, janë sekuestruar nga policia, megjithatë pamjet sërish kanë mbërritur në Partinë Demokratike, e cila i cilëson harbute dhe të dhunshme nga policia kundrejt një vajze.

Ndërkohë, banorët pretendojnë se policia ka ardhur me forca më të shumta sesa pak ditë më parë, kur policia tentoi të nxirrte me forcë banorët që kundërshtonin prishjen e shtëpive pa u dëmshpërblyer./Top Channel/

Share This Article