Nga sot, pishinat dhe palestrat në Britani janë hapur, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit. Por fakti që pishinat për britanikët janë rihapur, nuk do të thotë se rreziku ka kaluar, Po ashtu protokolli e bën të qartë se nuk do të thotë që sjellja do të jetë po njësoj si më parë.
Rregullat e reja janë këto:
Në mënyrë absolute, nuk mund të futesh në pishinë nëse vë re rritje të temperaturës, kollë dhe ethe dhe humbje të shijes.
Para se të futesh në pishinë dhe kur të dalësh, duhet të bësh patjetër një dush. Sugjerohet që dushi të bëhet në shtëpi para mbërritjes ndërsa pas kthimit së pari duhet bërë dush në sallat e posaçme, duke respektuar distancën dhe sa më pak persona në një ambient të tillë.
Notuesit duhet të mbajnë distancën sociale; Krijoni korsitë tuaja.
Nuk lejohet afrimi me persona të tjerë. Futu vetëm në pishinë. Mund të zgjidhni ndarësen e notit të shpejtë, të moderuar dhe të ngadaltë.
Mos tentoni të kaloni askënd duke bërë not. Nëse doni të ndryshoni shpejtësinë e notit, duke të shkoni në pikënisje dhe të zgjidhni ndarësen tjetër.
Nuk lejohet të futesh në ambientet e pishinës nëse nuk ke me vetë dezinfektant.
Mësimet e notit lejohen por vetëm mësuesit mund të qëndrojnë pranë pishinës për të mësuar fëmijën.
Ndërkaq, Skocia pritet të hapë pishinat muajin tjetër ndërsa Irlanda e Veriut nuk ka ende një vendim, po ashtu edhe Uellsi.
Jane Nickerson, kryeshefe ekzekutive e Swim England, ka komentuar rregullat e reja:
‘Të gjithëve na kanë munguar pishinat. Do të na ndihmojë shumë për mirëqenien tonë fizike ashtu edhe atë mendore. Prioriteti ynë mbetet siguria e të gjithëve’!