Qindra qytetarë janë mbledhur në parkun e Çairit në Maqedoninë e Veriut për t`iu bashkangjitur protestës së organizuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kundër siç thonë ata vjedhjes së votës shqiptare nga BDI-ja.
Marshi protestues i koalicionit “Tash është koha” i quajtur “Marshi për demokraci” tashmë ka nisur nga parku i Çairit dhe do të përfundojë para zyrës së BE-së dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nga ky koalicion thonë se marshi do të respektoj rekomandimet shëndetësore./Alsat/