Ish-kryeministri malajzias dënohet me 12 vjet burg për skandalin e ryshfetit disa miliardësh

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u shpall sot fajtor në një nga pesë gjyqet e skandalit të njohur si ‘1MDB’, duke u dënuar me 12 vjet burgim dhe 50 milionë dollarë gjobë.

Najib u shpall fajtor për të gjitha akuzat në lidhje me grabitjen e fondit shtetëror ‘1Malaysia Development Berhad’.

Por ai tashmë pritet të apelojë vendimin dhe nuk do të dërgohet menjëherë në burg, teksa shkruante në rrjetet sociale ‘Jam gati’ për të apeluar vendimin.

Gjykatësi e dënoi Najib me 12 vjet burg për abuzim me pushtetin, për shkelje kriminale të besimit, për pastrim parash, si dhe me gjobën 210 milionë ringit malajzianë ($50 milionë).

67-vjeçari është dënuar deri tani për marrjen e 10 milionë dollarë nga fondi shtetëror, por përballet dhe me akuza të tjera që lidhet me rreth 500 milionë dollarë abuzime.

Miliarda dollarë janë vjedhur në total nga fondi dhe janë shpenzuar në çdo gjë luksoze që prej blerjen së pronave deri te avionët privatë, vepra arti nga Claude Monet e Vincent van Gogh, teksa në skandal është gjithashtu e përfshirë kompania financiare Goldman Sachs.

Akuzat e gjyqit të parë të Najib janë relativisht të vogla në krahasim me gjyqin e dytë që është më i rëndësishëm i cili fokusohet në abuzimet prej rreth 500 milionë dollarë.

Share This Article