Rriten me 14.5% eksportet shqiptare drejt Britanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Albania and the UK. Crossed Albanian and British flags. Official colors. Correct proportion. Vector illustration

ATSH/ Eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar kanë shënuar një rritje prej 14.5%, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar raportit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, eksportet drejt Britanisë në volum gjatë gjysmës së parë të vitit llogariten 920 tonë, ndërsa në vlerë 427 milionë lekë.

Një vit më parë eksportet drejtë Britanisë ishin 373 milionë lekë.

Ashtu si eksportet edhe importet shënuan rrritje të ndjeshme me 167 % gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti krahasuar me 2019-n.

Referuar të dhënave, importet gjatë periudhës janar-qershor llogariten 2 548 tonë me një vlerë prej 7 miliardë lekësh, ndërsa një vit më parë importet nga Britania e Madhe llogariten në vlerën e 2.6 miliardë lekëve.

Share This Article