Të burgosurit i shpëtojnë jetën gardianit të burgut, i cili pësoi sulm në zemër

albnews
By
1 Min Read

Dy të burgosur janë filmuar brenda ambienteve të burgut duke ia shpëtuar jetën gardianit të burgut, i cili pësoi sulm në zemër përgjatë kohës në detyrë.

Pamjet e mundësuara nga kamerat e sigurisë së burgut të Xhorxhias së SHBA-ve tregojnë momentin kur punonjësi i sigurisë fillon të ketë vështirësi përgjatë orarit të punës.

Videoja, e ngarkuar në tabloidin britanik ‘Daily Mail’, shfaq tutje heroizmin e dy të burgosurve, të cilët përshpejtojnë shkallëve që t’i dalin në ndihmë gardianit.

Ata më në fund arrijnë t’ia japin ndihmën e nevojitur, për ta mbajtur në gjallë mbikëqyrësin e burgut.

Share This Article