Presidenti i Meksikës ka thënë se ai do të mbajë maskë në fytyrë vetëm kur korrupsioni të jetë vulosur plotësisht në vend.
Andrés Manuel López Obrador bëri premtimin me sa duket sarkastik të premten, pasi Meksika u bë vendi me numrin e tretë të vdekjeve të koronavirusit në botë.
“E dini kur do ta mbaj maskën? Kur nuk do të ketë korrupsion. Pastaj do të mbaj maskë dhe do të ndalem së foluri,” u tha gazetarëve presidenti Obrador.
Për një kohë të gjatë korrupsioni është një hije mbi sistemin politik të Meksikës. Indeksi i fundit i korrupsionit i Transparencës Ndërkombëtare e rendit Meksikën në vendin e 130-të në botë, me një rezultat 29 nga 100.
Obrador, i cili është shfaqur skeptik ndaj maskave të fytyrës, është kritikuar për përgjigjen e tij ndaj epidemisë së koronavirusit të Meksikës.
Kritikët thonë se qeveria e Obrador ishte e ngadaltë për të imponuar masa bllokimi dhe i ka hequr ato shumë shpejt./BBC