20-mijë amerikanë mund të vdesin nga Covid-19 në tri javët e ardhshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja kryeson për numrin e vdekjeve nga COVID-19. Sipas parashikimeve po pritet të vdesin edhe 20 mijë amerikanë tjerë nga COVID-19 në tri javët e ardhshme, shkruan “CNN”.

Parashikimet e publikuara nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit në SHBA (CDC), kanë raportuar treguar se më tepër se 173 mijë amerikanë do të vdesin deri më 22 gusht. Së paku 154.447 amerikanë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Nëpër SHBA, liderët lokalë dhe ekspertët shëndetësorë iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, e të mos ketë tubime në masë, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Qendra ka thënë se vdekjet pritet të rriten në Alabama, Kentucky, New Jersey, Porto Riko, Tennessee dhe Washington.

Disa nga shtetet kanë treguar përparim në shifrat, por sërish kanë ngritur alarmin.

Share This Article