Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) tha se ekziston mundësia që një përgjigje e “një plumb argjendi” për të mposhtur virusin nuk mund të ndodhë kurrë.
Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë virtuale për shtyp se: “Nuk ka asnjë plumb argjendi për momentin dhe nuk mund të ketë kurrë”.
Kjo deklaratë vjen vetëm disa ditë pasi OBSH paralajmëroi se pandemia ka të ngjarë të jetë “e gjatë”.
Një numër i testeve po zhvillohen në të gjithë botën për të ndihmuar në përpjekjet e gjetjes së një vaksine për të luftuar virusin.
Muajin e kaluar, Universiteti i Oksfordit njoftoi se vaksina e tij u shfaq e sigurt dhe shkaktoi një përgjigje imune. Më shumë se 10,000 njerëz do të marrin pjesë në fazën tjetër të testimit./BBC