SHBA do të ndihmojë Libanin pas shpërthimeve në Bejrut, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne do t’i ofrojmë mbështetjen tonë Libanit”, deklaroi edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel duke iu referuar shpërthimeve të djeshme në Bejrut.
“Mendimet tona shkojnë për ata që kanë humbur të afërmit e tyre. Ne u dëshirojmë të plagosurve një shërim të shpejtë”, shtoi kancelarja.
“Bashkimi Europian është i gatshëm të japë ndihmë dhe mbështetje”, shkruajti në Twitter presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.