Turqi, mbi 5 milionë teste për COVID-19 të kryera deri më tani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia konfirmoi 1.178 raste dhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 236.112 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.784 atë të viktimave deri më tani.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.015 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 219.506, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 5.027.308 teste, përfshirë 53.842 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 582 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 8,4 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.

Share This Article