Në Maqedoni votojnë të burgosurit dhe të sëmurët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të burgosurit në burgun e Idrizovës, sot kanë votuar për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Ata mbajnë radhën në mensën e burgut, e cila sot u shndërrua në vendvotim.

Me kartelat e identifikimit të Shtëpisë Ndëshkuese-Korrektuese, të burgosurit shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar në Zgjedhjet Presidenciale. A

ta për TV Alsat, shprehen optimistë se kreu i ardhshëm i shtetit, do t’i ketë parasysh edhe nevojat dhe kërkesat e tyre.

Posa, mbaruan procesin e votimit, të mbikëqyrur nga policia e burgut, të burgosurit u kthyen nëpër qelitë e tyre. Në burgun më të madh të shtetit, të cilët vuajnë dënimet për vepra të rënda penale, autoritetet thonë se në mesin e votuesve ka edhe nga ata të dënuar me burg të përjetshëm.

Sot votën e tyre e kanë hedhur edhe të sëmurit dhe stafi diplomatik.

Share This Article