Një e gjashta e britanikëve thonë se s’do ta marrin vaksinën kundër Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një në gjashtë persona në Britaninë e Madhe thotë se ka gjasa ose përfundimisht nuk do të vaksinohet me vaksinën kundër koronavirusit, kur ajo të zbulohet.

Ky rezultat u nxor nga një sondazh i Kolegjit të Mbretit në Londër dhe Ipsos Mori.

Këto rezultate pasqyrojnë një skepticizëm më të madhe rreth shkencës dhe autoriteteti si dhe rënie të shqetësimit rreth pandemisë, shkruan The Guardian.

Në hulumtimin me 2,237 persona të intervistuar, të moshës 16 deri 75-vjeçare, doli se rreth 20 për qind e njerëzve me gjasa të konsiderueshme do të pranonin të vaksinohen me vaksinën kundër koronavirusit, ndërsa një në gjashtë persona thanë se ka gjasë të mos e pranojnë atë ose kanë vendosur përfundimisht të mos vaksinohen.

Për më tepër, 53 për qind e personave të anketuar thanë se janë të sigurt ose me shumë gjasa do ta marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Ndryshe, më të prirur për ta refuzuar vaksinën janë grupet që besojnë që maskat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe ata që besojnë se maskat nuk e zvogëlojnë përkrahjen e koronavirusit.

Përqindja më e madhe e personave që thonë se nuk do ta marrin vaksinën kundër koronavirusit është te grupmosha 16 deri 34-vjeç (22 për qind), ndërsa më e ulët te grupmosha 55 deri 75-vjeç (11 për qind).

Share This Article