“Kepi i Rodonit” jo vetëm plazh, është monument natyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turizmi aventurës, plazhi dhe historia, të ndërthurura në një kep, atë të Rodonit që ndodhet në Durrës.

Ornela Çuçi, zv.ministre Turizmit dhe Mjedisit, duke publikuar foto nga Kepi i Rodonit, nënvizon se ky është kepi më i madh në vendin tonë.

Kepi i Rodonit është monument natyre. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.

Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.

Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.

Bregu i Rodonit për turistët që e zgjedhin si destinacion, ofron aventurën, hiking, kaone…etj. Për të apasionuarit e historisë është kalaja.

Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452.

Po ashtu për turizmin fetar, në Kepin e Rodonit janë katër manastire katolike, ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout.1 nga 3  

Share This Article