Në Shqipëri po qarkullon një variant i ri i koronavirusit

 4,060 total views,  1 views today

Në Shqipëri është konfirmuar qarkullimi i një lloji të ri të virusit, porse ende nuk është identifikuar saktësisht. Kjo është bërë e ditur nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dritan Ulqinaku.

“Është virus ndryshe, është koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në Shqipëri. Nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili apo i Afrikës së Jugut, apo Anglisë”, u shpreh Ulqinaku.

Numri dy i Institutit të Shëndetit Publik thotë se Shqipëria i ka kapacitetet për të zbuluar koronavirsuin e ri, porse jemi në ditët më të këqija të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. “Do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht. Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i”, tha Ulqinaku.

Në Shqipëri numri i të infektuarve me virusin e ri korona ka arritur në rreth 75 mijë raste, ku 28 mijë prej tyre janë aktive. Numri i jetëve të humbura ka kapur shifrën e 1339 personave.

Ndonëse në fillim të pandemisë së COVID-19 u raportua se “preja e preferuar” e virusit ishin kryesisht moshat e treta, aktualisht duket se ky trend ka ndryshuar.

Shkencëtarja shqiptare në fushën e biologjisë molekulare, e cila është e përfshirë në grupin e punës për vaksinën kundër COVID-19, profesoreshë në Universitetin Harvard, dr. Detina Zalli ka deklaruar se varianti i ri i virusit ka një risk të barabartë infektimi si tek fëmijët por edhe tek të rriturit.

“Ka të mundur që edhe fëmijët të infektohen më lehtë. Rritja e transmetimit, të paktën pjesërisht mund të jetë dhe rezultat i mënyrës se si infektohen fëmijët. Normalisht fëmijët kanë më pak të ngjarë të infektohen se sa adoleshentët apo të rriturit. Por varianti i ri, që kemi tani, mund t’i bëjë fëmijët po aq të ndjeshëm sa të rriturit. Për këtë gjë po kryhen shumë eksperimente, për të parë me siguri se sa të rinj po infekton. Një gjë tjetër që mund të them bazuar në eksperiencën e kohëve të fundit është ndonëse varianti i parë i virusit nuk i prekte shumë të rinjtë në stazh të rëndë, varianti i ri ka jashtëzakonisht shumë të rinj 30-vjeçarë, në gjendje shumë të keqe në spital, në gjendje të agravuar. Varianti i ri është shumë më agresiv se varianti i parë. Më herët kemi përmendur që grupmoshat më të mëdha kanë qenë më shumë në rrezik nga virusi, ndërsa tani duket që edhe të rinjtë janë në rrezik”, ka thënë Zalli. Gjithsesi virusi i frikshëm anglez i Covid -19 i afrohet hapësirës shqiptare. Një shqiptar nga Kosova është zbuluar se përmban mutacionin e koronavirusit dhe e ka çuar atë deri në Slloveni. Lajmin e ka bërë të ditur para dy ditësh vetë kryeministri i Sllovenisë, Janesh Jansha, i cili tha se shqiptari i Kosovës e ka sjellë nga Belgjika. Ndërkohë që autoritetet belge u informuan për këtë rast.

“Pacienti shqiptar i Kosovës përdori një test negativ për të hyrë në Slloveni, megjithëse ai kishte një provë tjetër që ishte pozitive, kështu që ai tani vendoset në izolim dhe kontaktet e tij të mundshme po kontrollohen”, tha Jansha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp dy ditë më parë.

shkak të mundësisë që në Shqipëri të ketë një numër të të infektuarve nga i ashtuquajturi virusi anglez i koronavirusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bëri me dije se fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 1 shkurt 2021, e më pas do të bëhet një tjetër rivlerësim i situatës. Qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe (me rrugë të tjera transporti) duhet të karantinohen për 14 ditë.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •