Mbi 5 orë pritje për të kaluar kufirin në Kakavijë

albnews
By
1 Min Read

Vijon të mbetet problematike situata në pikën kufitare të Kakavijës.

Që prej mëngjesit të sotëm (12 gusht), pika e kalimit kufitar në Kakavijë është bllokuar për shkak të intensitetit të lartë të lëvizjeve të emigrantëve shqiptarë që duan të kalojnë në territorin grek.

Emigrantët shprehen se kanë mbi 5 orë që presin.

”Nuk kemi shkuar as në gjysmën e Kakavijës. Akoma po vazhdon rradha. Kanë thënë për 750 veta. Kam 5 orë, erdha dhe dje e më kthyen se kishte kaluar data.”

Nga 17 gushti, Greqia do të kufizojë numrin e udhëtarëve që lejohen të kalojnë në doganën e Kakavijës.

Sipas njoftimit të bërë  nga Kakavija do të lejohen të kalojnë vetëm 750 vetë në ditë, ndërsa bëhet i detyrueshëm testi PCR, pra testi negativ i bërë në 72 orët e fundit.

Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare tokësore/Ora news/

Share This Article