Dy kandidatët për president të shtetit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska fokusin e fushatës në rrethin e dytë e kanë tek votat shqiptare.
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, pret që votuesit shqiptarë të shtohen në rrethin e dytë, pasi që sipas saj, në rrethin e parë kanë pasur presion nga partia shqiptare në pushtet.
Ajo madje thotë se shqiptarët do i trajtojë njëjtë sikurse maqedonasit, duke shtuar në fund, se do e mbajë “BESËN” e dhënë.
Kandidati i pushtetit, Stevo Pendarovski thotë është shumë e lehtë që të mblidhen vota duke u thirrur në nacionalizëm.
Pendrovski thotë se e vështirë është që të arrihet të bashkohet popullata në vend, e nëse nuk kemi shoqëri të bashkuar, ai druan se në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë as jetë të mirë.
Sipas rezultateve kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski në rrethin e parë ka marrë më shumë vota se kundër kandidatja Siljanovska në komunat me shumicë shqiptare.