Shkup, protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përsëri protestues në rrugë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Protestat kanë filluar rreth një orë më herët me marshe nëpër rrugët e Shkupit dhe të Tetovës.

Protesta u nis nga dy vende të ndryshme, një nga parku i Çairit ndërsa tjetri nga Parku i Gruas para Kuvendit. Më pas të dyja marshet u bashkuan para qendrës tregtare Mavrovasja dhe së bashku u drejtuan drejt Qeverisë. Kërkesat mbeten të njëjta dhe ata nuk do të rreshtin së kërkuari që zëri i tyre të dëgjohet dhe t’i hapet rrugë dialogut me institucionet kompetente për të arritur një zgjidhje të pranueshme.

Kërkesa kryesore mbetet ajo e shfuqizimit të rritjes së fundit të energjisë elektrike 7,4 për qind, por krahas kësaj ata kërkojnë edhe uljen e energjisë elektrike me 60 për qind. Po ashtu kërkojnë edhe liberalizimin e tregut dhe t’i hiqet monopoli EVN-së. Protesta është edhe kundër kompanive MEPSO dhe ELEM./Alsat/

Share This Article