Partia Socialiste dhe opozita në Parlament kanë ndryshuar formulën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Këto ndryshime vijnë pas diskutimeve me grupeve parlamentare.
Komisioni do të përbëhet nga 10 anëtarë, ku pjesë e saj do të jenë edhe 4 anëtarë të opozitës së re.
Anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga PS do të jenë Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.
Ndërsa anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga opozita e re do jenë Rudina Hajdari, Andi Përmeti, Ralf Gjoni, Nimet Musaj./Ora News/