Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, raportohet se e kishte refuzuar mundësinë e transferimit të Alphonso Davies gjatë kohës sa ai po luante ende në SHBA vetëm për shkak të nënshtetësisë së tij.
Bayern Munichu e bleu mbrojtësin e krahur të majtë nga Vancouver Whitecaps për dhjetë milionë euro në vitin 2019 dhe ai ka shfaqur formë mbresëlënëse këtë sezon me Bayernin, që e ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë e edhe Bundesligën këtë sezon, transmeton Gazeta Express.
Davies ishte njëri ndër lojtarët kyç të Bayernit edhe për fitoren me rezultat 8:2 kundër Barcelonës, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që bën që tani Davies ta vazhdojë ëndrrën për ta mbyllur këtë sezon me tripletë.
“[Hristo] Stoichkov kishte folur me Bartomeun për Davies disa muaj para se Bayerni të interesohej për Davies”, ka thënë gazetari spanjoll Luis Omar Tapia.
“Përgjigja e Bartomeut ishte: ai është kanadez, jo faleminderit”.
Pas paraqitjeve mbresëlënëse që i bëri, që ai ia kanë fituar statusin si njëri ndër mbrojtësit e krahut të majtë më të mirë në botë bashkë me Andy Robertsonin e Liverpoolit, Bayerni ia zgjati kontratën atij deri më 2025.