Policia greke në Kakavijë njofton se do të vazhdojë të punojë edhe pas orës 23:00, me qëllim përfundimin e radhës që është krijuar këto ditë në këtë pikë kufitare.
Sipas autoriteteve greke, mjetet e mbetura në Kakavijë llogariten në 350-450 copë, ndaj vlerësohet se kjo shifër do mund të menaxhohet gjatë orëve të natës.
Për të shmangur shtimin e radhës është rënë dakord me palën shqiptare që të ndalohen shtetas të tjerë nga postblloqet e policisë në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Nga nesër do të hyjnë në fuqi rregullat e reja në këtë doganë.
Pra do të duhet test negativ PCR, forma e udhëtimit si dhe personat do të karantinohen për 7 ditë.