Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë nikoqir i Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.
Këtë takim e ka konfirmuar vetë kryeministri me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook.
Haradinaj u shpreh se pati bisedë vëllazërore me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, kemi biseduar për zhvillimet në shtete tona dhe për vlerat kombëtare që na karakterizojnë si shqiptarë.
“I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve. Vlerat e idealit të lirisë, demokracisë dhe përparimit janë elemente të pandryshueshme të qenësisë sonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.