ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 10 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 10 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 10 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 11 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Opozita vendosi të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve, s’kemi çfarë t’i bëjmë

albnews by albnews
25 April, 2019
in Albania
0
Rama: Opozita vendosi të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve, s’kemi çfarë t’i bëjmë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se opozita pasi doli nga parlamenti, vendosi të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve. Rama tha se i kupton ata që mendojnë se zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, por kjo nuk është zgjedhje e tyre dhe as faji i tyre.

Rama: Me përfundimin e afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita e rrugës ka vendosur të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve, pasi doli nga rruga e jetës parlamentare duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike,. E para e panjohur dhe e padëgjuar, e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit. Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë prapësht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish për rindërtim.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Në vend që të luftojnë me program dhe ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vende ti përfaqësojë zgjedhësit e vetë në këtë sallë dhe në zgjedhje ka vendosur ti nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike. Në vend ti udhëheqë në rrugën e betejës demokratike ka vendosur ti përdorë si mish për top duke i përdorur. Kjo është e papranueshme nga askush.

Edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër përveç të vijojmë rrugën tonë pa u ndaluar të merremi me ata. Dmth pa u devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht kërcënimit apo shantazheve  se do të dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur kryetarët e bashkive.

Unë i mirëkuptoj ata që ndryshe nga unë mendojnë se zgjedhjet pa  këto parti janë anormale, por dua tu them se kjo nuk është as zgjedhja jona, as faji ynë.

Ne kemi bërë gjithçka që kjo mos ndodhë. Mund të bënim më shumë? Mbase, por nuk e di çfarë mund të bënim më shumë.

Të gjithë ta kujtojnë në çdo ditë në këtë periudhë se ne çfarë kemi bërë dhe askush mos harrojë që jemi ne që e kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhje me opozitën kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur të dytën.

Këtu e dy vite më parë ishim në të njëjtën situatë, ku Basha dhe partia e tij ishin futur në çadër, ndërsa aleatët tanë rrinin mes çadrës dhe qeveris në pritje të binte qeveria.

Në 2017 kaluam ylberin në raport me traditën në Shqipëri por edhe në raport me mandatin tonë, duke ndarë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes me ta dhe duke u besuar atyre ministrinë e Punëve të Brendshme, plus ministritë e tjera.

Pse? Sepse edhe në kushtet kur BE dhe SHBA e mbyllën gjithë kapitullin e përpjekjeve për të arritur një kompromis dhe deklaruan me keqardhje për opozitën dhe duke e fajësuar opozitën se zgjedhjet duhet të mbaheshin dhe se zgjedhjet ishin legjitime dhe se parlamenti kishte legjitimitet të plotë.

Përtej të gjithë të metave dhe gabimeve tona, ne mund të ballafaqohemi me këdo, për të provuar se nëse ka një garë se cila forcë politike dhe cila qeveri i ka dëgjuar më shumë të tjerët, i ka dëgjuar kritikat, ne këtë garë e fitojmë me diferencë të madhe.

Na akuzojnë për arrogancë, por kam frikë se përtej dukjeve dhe interpretimeve të mundshme komunikimi ngatërrojnë vendosmërinë e reformave që kemi marrë përpara me arrogancën. Nuk është arrogancë, është vendosmëri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result