Humbja e nuhatjes që mund të shoqërojë koronavirusin është unike dhe e ndryshme nga ajo që përjeton dikush nga një i ftohtë i keq ose gripi, thonë studiuesit evropianë që kanë studiuar përvojat e pacientëve.
Kur pacientët Covid-19 kanë humbje të nuhatjes, ajo ka tendencë të jetë e papritur dhe e rëndë.
Zakonisht ata nuk kane rrufe apo hunde te bllokuara dhe mund të marrin frymë lirshëm.
Një tjetër gjë që i veçon është humbja e shijes.Pacientët me koronavirus nuk mund të tregojnë ndryshimin midis te hidhures ose të ëmbëles.
Ekspertët dyshojnë se kjo është për shkak se virusi pandemik ndikon në qelizat nervore të përfshira drejtpërdrejt me erën dhe ndjesinë e shijes.
Simptomat kryesore të koronavirusit janë:
*temperaturë të lartë
*kollë e re, e vazhdueshme
*humbje e erë ose shije
Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të mundohet te beje testin nëse e ka virusin. Pjesëtarët e familjes së tyre duhet të izolohen gjithashtu për të parandaluar përhapjen e mundshme.