Diktatori Kim i transferon një pjesë të pushtetit motrës së vogël “për të liruar stresin”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diktatori koreano-verior  Kim Jong Un ka deleguar një pjesë të pushtetit të tij te motra e vogël Kim Yo-jong për ta “lehtësuar stresin”.

Lajmi është publikuar sot nga agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut.

Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare (NIS) thotë se Kim Jong Un do të vazhdojë të ketë pushtet absolut por gradualisht do të transferojë një pjesë të autoritetet te motra e votël, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.

NIS-i tha: “Ani që lideri Kim ende ka pushtet absolut, gradualisht do të transferojë një pjesë të pushtetit, dhe ky nuk përbën vendim për trashëgimtarin e tij.”

Kimi pritet të transferojë edhe përgjegjësi të tjera te këshilltarët e tij përfshirë vëllain e vogël Kim Yeo-Jeong që është zëvendëspresident i Partisë së Punës Koreanoveriore.

Share This Article