Connect with us

Kosova

Gazetarja Shpresa Pervetica shpallet Ambasadore e Paqes

Published

on

Gazetarës shqiptare, e cila jeton në Londër, Shpresa Përvetica, ku ushtron profesionin e saj në kanalit televiziv kushtuar diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe, ALBUK TV, i është nderuar titulli Ambasadore e Paqes nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.

Shpresa Përvetica, hapat e parë në gazetarinë e Kosovës i ka filluar pas luftës, në gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, deri në mbylljen e saj. Përvetica ka punuar gazetare në Kosovë në Agjencionin e Lajmeve KosovaPress, deri në largimin e saj për në Britani të Madhe.

Shpresa ka mbaruar Gazetarinë në Kosovë, Shkollën Për Integrime Evropiane (Evropa interncioane School ) dhe Shkencat Politike në Fakultetin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomci.

Angazhimi i saj në ALBUK TV sjell tema të ndryshme dhe emisione për jetën dhe veprimtarinë e shqiptarëve në diasporë, edhe të komunitetit shqiptar në Londër dhe gjithandej nëpër botë. Bisedat në Londër dhe nga Londra, vijnë me tema dhe interesa, jo vetëm nga jeta politike, por edhe nga fusha kulturore, ekonomike dhe sociale. Emisioni që ajo drejton ka në fokus të arriturat e qytetarëve që jetojnë në diasporë. Emisoni Biseda në Londër, realizohet nga ALBUKTV.

ALBUK TV është televizioni i parë shqiptar në Britani të Madhe, i cili çdo herë sjellë rubrika të reja me mysafirë të ndryshëm që do të jenë në studio me tema të ndryshme rreth integrimit në rrjedhat e përgjithshme arsimore, profesionale, politike, shkencore dhe çështje tjera që janë shumë të rëndësishme për komunitetin shqiptar ku do që jetojnë. Më thjeshtësinë e saj dhe modestinë e një përvoje relativisht të gjatë në profesionin e gazetarisë.

Shpresa është shprehur mirënjohëse për mirënjohjen dhe titullin me të cilin është shpërblyer për punën e saj.

“Ndihem krenare dhe e lumtur që u emërova “Ambasadore e Paqes” nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Netëork, në krye me z. Prince Blessing Laëal.Falënderim dhe mirënjohjes z. Prince Blessing Laëal . Faleminderit të veçantë për rekomandimin dhe përkrahjen mikut të çështjes shqiptare Tahir Shabani, Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore dhe President i Institut dhe Miqësisë Franko-Shqiptare në Francë dhe Evropë”, ka shkruar Shpresa Përvetica në Facebook.

Continue Reading

Kosova

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Continue Reading

Kosova

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.

NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.

Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.

Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).

Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).

Continue Reading

Kosova

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se tashmë veçse ka nisur numërimi i votave.

“Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike. Ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Në mbledhje gjithashtu u bë e ditur se sonte do të publikohen rezultatet preleminare.

Radoniqi theksoi se ato do të dalin rreth orës 23:00.

“Rezultatet preleminare rreth orës 10:30 apo 23:00 kur do ta mbajmë konferencën për rezultatet preleminare”, tha Radoniqi.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.