Mediat britanike për vrasjen e Nikulajt: Familjet ishin në sherr për rreth 80,000£

albnews
By
1 Min Read

Daily Mail ka shkruar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin dhe sherrin e familjes së tij me një familje tjetër.

Në mediat shqiptare është pasqyruar gjithashtu gjakmarrja 26-vjeçare me familjen Lekstakaj.

Sipas Daily Mail, Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, Thomas Mathin dhe Steven Hunt, të dy shtetas britanik, kanë dalë para gjykatës si pjesë e komplotit për vrasjen e biznesmenit në lokalin e tij, Coral.

Policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje për mbi 80,000 £ mes dy familjeve.

Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia mëngjesin e djeshëm. Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.

Share This Article