Përmes një statusi në Facebook, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me përsëritjen e shpeshtë të CT-skanerit për Covid-19, sepse ka doza të larta rrezatimi.
Sipas tij, kjo mund të shkaktojë tumore të ndryshme. Në linjën e këtij sqarimi, Brataj ka publikuar sot një material që thotë se “do t’u shërbejë si kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë”, kur kreu i Urgjencës Kombëtare e deklaroi diçka të tillë edhe i ftuar në një emision.
REAGIMI I BRATAJT
Para tre ditësh do të këshilloja të bëhej kujdes me përshkrimin e CT-skaner të përsëritur për Covid-19, sepse ka doza të larta rrezatimi dhe mund të shkaktojë tumore (kancer) të ndryshme, midis të cilave edhe Leuçemitë. Pati reagime dhe interpretime si nga kolegë dhe komentues të gabuara, prandaj për këtë arsye kam përgatitur këtë material që mendoj se do t’u shërbej si kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë, por sidomos dua të informoj qytetarët.