Hahn shprehet optimist për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka të ngjarë të sigurojnë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, tha komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, për DPA-në.

Ai tha se është i bindur se Komisioni do ta lëshojë këtë rekomandim në fund të majit.

Hahn lavdëroi në veçanti Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Shtetet e BE-së kanë rënë dakord në parim qershorin e kaluar, por fillimi formal i bisedimeve varet nga reformat e mëtejshme.

Komisioni do të dalë me një përditësim rreth përpjekjeve për reforma pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në fund të majit.

Hahn po ashtu i paralajmëroi shtetet anëtare që “të mos luajnë për të blerë kohë”.

“Vetëm politikat e besueshme do të kenë sukses në nxitjen e procesit reformues të Ballkanit Perëndimor dhe në ruajtjen e ndikimit tonë në rajon”, tha Hahn./Alsat/

Share This Article