Pse industria e peshkimit mund të jetë çështja që do te pamundesoje një marrëveshje Britani – BE

albnews
By
4 Min Read

Nga Lewis Denison

Bisedimet për Brexit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE kanë ngecur, kryesisht për një mosmarrëveshje për peshkimin.

Pas raundit të fundit të bisedimeve, BE e quajti qëndrimin e MB për peshkimin “thjesht te papranueshme”, ndërsa kryeministri negociator i Britanisë ka akuzuar Bashkimin Evropian se ka “ngrirë” përparimin duke refuzuar të merrin parasysh çështjen.

Ekzistojnë pengesa të tjera në negociata, të tilla si transportimi i rrugëve dhe ndihma shtetërore, por të dy palët kanë thënë vazhdimisht se peshkimi është aty ku qëndrojnë disa nga boshllëqet më të mëdha.

Pas caktimit nga BE-së te afatit deri ne tetor për një marrëveshje, negociatorët nuk kanë shumë kohë për ta përfunduar atë.

Atëherë, pse peshkimi – një industri që përbën vetëm 0,1% të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar – ka ngrire bisedimet e Brexit dhe të dy palët janë kokëfortë?

Një përmbledhje e çështjes

Si pjesë e çdo marrëveshje, BE dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të mbetet e nënshkruar në Politikën e Përbashkët të Peshkimit, e cila, në thelb, është një marrëveshje që vendet anëtare nuk kontrollojnë ujërat e tyre territoriale në lidhje me peshkimin, dhe secili vend ka qasje në të gjitha ujërat evropiane të peshkimit.

Cdo vit, BE-ja vendos kuota te sasise se peshkut qe secilit vend lejohet të zere nga ujërat përreth Evropës.

Ujërat e peshkimit në Mbretërinë e Bashkuar janë disa nga më të mirat në Evropë dhe anijet e peshkimit evropiane kapin shumë nga peshqit e tyre atje, që do të thotë negociatorët e BE-së janë nën një presion të konsiderueshëm për të ruajtur marrëveshjen aktuale.

Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar thotë se do të ishte një shkelje e sovranitetit të saj – një çështje kryesore në referendumin e Brexit – nëse BE do te vazhdonte të kishte kontrollin mbi ujërat e peshkimit të Britanisë.

Për më tepër, pershkataret britanike thonë se Politika e Përbashkët e Peshkimit është e padrejtë dhe fajëson per rënie e industrise se peshkimit në Mbretërinë e Bashkuar pikerisht kuotimin e qe BE ben.

Një pjesë e madhe e peshqve qe shiten ne Evropë vijne nga ujërat e MB.

Peshkatarët britanikë thonë se ata trajtohen në mënyrë të padrejtë nga Politika e Përbashkët e Peshkimit, e cila hyri në fuqi ne Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1970, sepse anijet evropiane marrin shumë më tepër peshq nga ujërat e MB, sesa peshkataret britanik.

BE është shumë e varur nga Atlantikun verioro-lindor – i cili përfshin ujërat britanike – për industrinë e saj të peshkimit, me 67%.

Nga ana tjeter vetëm 13% e peshkut të kapur nga anijet britanike ishin nga ujërat e BE-së.


Sasia e peshkut, në ton, e kapur nga Danimarka në ujërat e MB në 2017, 237,000
(90 milion £)


Sasia e peshkut, në ton, e kapur nga Hollanda në ujërat e MB në 2017, 177000
(92 milion £)


Sasia e peshkut, në ton, e kapur nga Franca në ujërat e MB në 2017, 120,000 (171 milion £)


Sasia e peshkut, në ton, e kapur nga Britania e Madhe në ujërat e BE-së në 2017, 94,000 (88 milion £)

Share This Article