ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump skeptik ndaj planit të Zelenskyt: Ai nuk ka asgjë derisa ta miratoj unë  22 minutes ago
VIDEO/ Anis Mehmeti është unik, shikoni supergolin e radhës nga sulmuesi shqiptar 10 hours ago
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 12 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 13 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

60 fermerë në Luz të Vogël në Kavajë kultivojnë dhe thajnë domate për të furnizuar tregjet e Italisë

albnews by albnews
23 August, 2020
in Albania, Technologji
0
60 fermerë në Luz të Vogël në Kavajë kultivojnë dhe thajnë domate për të furnizuar tregjet e Italisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

60 fermerë në Luz të Vogël në Kavajë kultivojnë dhe thajnë llojin e domates Ikram dhe San Marzano, në një sipërfaqe prej 14 hektarë sera, e me kontrata të rregullta furnizojnë sipërmarrjen që i nxjerr në tregjet e Italisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga puna e këtyre fermerëve ndërsa theksoi se “kjo panoramë spektakolare si qilim me motive tradicionale, thurur e shtruar mbi tokën tonë nga duart e fermerëve tanë, flet vetë për të gjithë ata që kujtojnë se bujqësia sot është siç ishte deri dje apo siç duket nga kanalet e portalet, ku nuk bën lajm puna e mirë”.

RelatedPosts

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

“Cilësia e lartë e domates së prodhuar në Shqipëri, ka bërë që Italia të rrisë vit pas viti interesin për tregun shqiptar, ndërsa kërkesa për domaten e tharë “Made in Albania”, po bëhet më e lartë se kapaciteti i prodhimit”, – shprehet Rama.

Kryeministri bëri të ditur se “për këtë arsye kjo sipërmarrje kërkon që të zgjerohet edhe më tej, me një pikë grumbullimi dhe dhoma frigoriferike, që me mbështetjen financiare nga Programi IPARD, përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, do të krijojnë kushte të reja për më shumë fitim, punësim, eksport”.

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, tha se “jemi në një subjekt me të cilin kemi lidhur kontratë quhet “Albanian Piemonte”  janë grumbullues, seleksionues dhe eksportues të perimeve kryesisht domateve, Kemi lidhur një kontratë me ta për IPARD II thirrja e dytë për ngritjen e një kapanoni dhe ngritjen e një qendre grumbullimi dhe frigoriferike për përpunimin e mëtejshëm të domateve”.

Administratorja Eva Zylyftari thekson se “ne kemi lidhur kontratë me një fermer në bazë të kërkesës që kemi patur nga italianët . Kemi gjetur tregun të parin , ata kanë pasur një kërkesë diku tek 40 tonë domate të thatë dhe për këtë ne na duhej 400 tonë domate e freskët . Një ndër fermerët që ne marrim produktin është Lutfi Meta”.

Ajo tregon se “kanë lidhur shumë kontrata me shumë fermerë të cilëve u kemi shitur fidanët fillimisht që I kemi marrë nga Italia. Më pas presim që prodhimin e tyre ta blejmë dhe ta eksportojmë. Kemi edhe vetë serën tonë, 1.5 ha” .

Erion Braçaj i “Albanian Piemonte” tha se “italianët janë të interesuar për prodhimin tonë, pikërisht për këtë domate , sepse këtu është vendi, toka, klima që e bën këtë domate shumë të kërkuar.Unë e quaj këtë floriri i kuq.Kemi kërkesa pa fund, sezonin e parë kemi patur 43 fermerë, me një hapësirë 10-12 ha dhe përsëritëm të njëjtën gjë tani”.

Ai shprehet se “javën e parë të gushtit kemi mbjellë domaten e dytë në të njëjtën sipërfaqe”./ATSH/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F681924126084493%2F&show_text=0&width=560
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump skeptik ndaj planit të Zelenskyt: Ai nuk ka asgjë derisa ta miratoj unë 

Trump skeptik ndaj planit të Zelenskyt: Ai nuk ka asgjë derisa ta miratoj unë 

27 December, 2025
VIDEO/ Anis Mehmeti është unik, shikoni supergolin e radhës nga sulmuesi shqiptar

VIDEO/ Anis Mehmeti është unik, shikoni supergolin e radhës nga sulmuesi shqiptar

26 December, 2025
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result