Dy stuhi godasin SHBA-në

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra vetë janë evakuuar nga banesat e tyre në rajonin e Karaibeve dhe në jugun e Shteteve të Bashkuara për shkak të përparimit të dy stuhive.

Uragani Marco dhe stuhia tropikale Laura kanë sjellë erë të fortë dhe kanë trazuar detin, duke shkaktuar dëme materiale në Haiti, Kubë dhe në Republikën Domenikane.

Shira të rrëmbyer janë regjistruar edhe në territorin amerikan të Puerto Ricos.

Uragani Marco parashikohet të godasë shtetin amerikan të Louisianës ndërsa stuhia Laura do të godasë Texasin më vonë këtë javë.

Parashikimet tregojnë se stuhia Laura mund të zhvendoset në lindje në drejtim Luisianës duke bërë që për herë të parë në histori të përplasen dy stuhi.

Në përgjigje të gjendjes së shkaktuar në jugun e ShBA-së, presidenti Donald Trump shpalli emergjencën natyrore, duke urdhëruar autoritetet federale të koordinojnë operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës. Të dielën, 23 gusht, u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore edhe në territorin e Puerto Ricos.

Më e rëndë gjendja paraqitet në Republikën Domenikane ku autoritetet njoftojnë për të paktën tre viktima si pasojë e përmbytjeve, ndërsa një milion vetë janë pa energji elektrike.

“Përmbytja shkaktohet nga lumi i ndotur Tabara. Qindra herë autoritet kanë premtuar ta pastrojnë, por shikoni rezultatin, shikoni çfarë ndodhi sot,” thotë një qytetar i prekur nga përmbytjet.

Midis viktimave është edhe një fëmijë shtatëvjeçar që humbi jetën së bashku me nënën e tij pasi shtëpia e tyre u shemb.

Share This Article