Besimtarët ortodoksë luten për paqe e mirësi

albnews
By
1 Min Read

Qindra besimtarë ortodoksë kremtuan festën më të madhe të kalendarit të krishterë në Katedralen ortodokse “Ngjalla e Krishtit” në Tiranë.

Mesha u kremtua nga fortlumturia e tij, kryepeshkopi Anastas, i cili në mesnatë lajmëroi besimtarët se Krishti u ngjall dhe u lut bashkë me ta, duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste të ringjalljes së Krishtit.

Brenda dhe jashtë Katedrales, besimtarët u lutën për paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e tyre. Ata ndezën qirinj për të marrë bekimin e Zotit.

Më herët gjatë ditës së djeshme, kryepeshkopi Anastas foli për ngjalljen, që fuqizon shpresën se do të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni dhe interesat e errëta.

Share This Article