Nguyen Van Chien, 92 vjeç, është krenar me flokët e tij të gjata rreth pesë metra.
Vietnamezi thotë se flokët nuk i ka prerë për 80 vjet, madje as që i ka larë, shkruan Theguardian.
“Unë besoj se do të vdes nëse i pres flokët. Nuk guxoj t’i ndryshoj, madje as t’i kreh ato”, pretendon Chien, i cili beson në një religjion që ndër të tjerash thotë se asgjë nuk duhet të ndryshohet në trupin e njeriut që nga momenti i lindjes.