Amerika i vazhdon ndihmat për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se do t’i dhurojë Kosovës tetë pajisje për matje të temperaturës, të cilat do të dërgohen në pikat kufitare të këtij shteti, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Sipas ambasadës ky donacion realizohet përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i ka dhënë Kosovës në përdorim tetë matës të temperaturës, për t’i ndihmuar asaj në luftën ndaj Covid-19. Këta termometra, që janë donacion i USAID, do të vendosen në pikat kufitare në hyrje të Kosovës, përfshirë në aeroport dhe në katër pika kufitare tokësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Një ditë më parë, kjo ambasadë ka bërë të ditur se kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë në luftën kundër pandemisë me koronavirus.

Të dyja donacionet janë pjesë e ndihmës prej 1.6 milion dollarëve amerikanë që Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i kanë ndarë për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ky vend po merr kundër pandemisë.

Që nga regjistrimi i rasteve të para më 13 mars, Kosova ka shënuar në total 12,683 raste pozitive.

Share This Article