Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me rihapjen e debatit për paktin detar mes Shqipërisë e Greqisë.
“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e ka hedhur poshtë marrëveshjen e arritur mes qeverisë së djathtë dhe asaj greke të kohës. Disa vite më parë, qeveria Rama nisi negociatat me palën greke të drejtuar nga Alexis Tsipras, për të arritur në një marrëveshje të re. Shumë punë dhe takime u kryen, por në fund nuk u nënshkrua asnjë pakt.