Përfaqësuesi britanik në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe përfaqësuesi rus në organizatat ndërkombëtare përshëndetën marrëveshjen e arritur midis Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Iranit.
David Hall, përfaqësuesi britanik në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të mërkurën në mbrëmje shkroi: “Është një lajm i jashtëzakonshëm që Irani i ka dhënë ANEA-së qasjen që i duhej. Kjo është një shenjë pozitive e vërtetësisë së veprimtarisë dhe sistemit të traktateve të Agjencisë. Përfaqësuesi britanik vlerësoi marrëveshjen midis Iranit dhe ANEA për zgjidhjen e çështjes së masave mbrojtëse, duke shtuar se qeveria e Londrës mbështet plotësisht vendimet e ANEA. I dërguari i Rusisë në organizatat ndërkombëtare gjithashtu uroi të dy palët për arritjen e një marrëveshje midis Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Iranit. Mikhail Uljanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, e përshkroi marrëveshjen e arritur midis Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Iranit si një “sukses të vërtetë”. “Sukses i vërtetë!”. Vizita e Rafael Grossi, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Iran, çoi në marrëveshje shumë të rëndësishme, përfshirë këtu hyrjen në dy lokacione të përcaktuara nga ANEA. Kjo është një provë tjetër që dialogu është më konstruktiv sesa presioni. Urime për të dy palët , shkroi Uljanov në një shënim në Twitter.