Klubet e Premierligës dëshirojnë që edhe në sezonin e ri të ketë mundësinë e pesë zëvendësimeve në ndeshje.
Federata e Futbollit e Anglisë, pas ankesave të klubeve më të vogla, ka hequr rregulloren e pesë zëvendësimeve që ishte aplikuar sezonin që shkoi shkaku i situatës së krijuar nga koronavirusi.
Por, në mbledhjen e ardhshme klubet si Liverpool, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Arsenal do të kërkojnë që rregulli i pesë zëvendësime të lejohet edhe në sezonin e ri.
Në takimin e fundit skuadrat si WBA, Leeds dhe Fulham, kishin votuar kundër rregullit të pesë zëvendësimeve për sezonin e ri.