Haziri: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë nuk do ta dëmtonte Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, sërish ka mbrojtur idenë e tij për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbisë, pavarësisht se ideja e tij nuk gjen mbështetjen e subjektit të tij politik.

Ai ka thënë se mendim i tij për ndryshimin e kufirit mes dy shteteve ndryshon nga ai LDK-së.

“Mendoj se kjo do ndihmonte në pajtimin e Kosovës me Serbinë, kjo është njëra nga rrugët e zgjidhjes se problemit në mes të dy vendeve”, tha Haziri në RTK, duke shtuar se me ndërrimin e territorit Kosova nuk do të humbiste asgjë.

“Tri komunat me shumicë shqiptare në Serbi janë peng i politikës. Ndërrimi i territorit nuk do të dëmtonte Kosovën, kjo do të ishte e mundshme me një marrëveshje dypalëshe në mes dy shteteve”, u shpreh ai.

Sipas tij, shqiptarët si shumicë në Luginën e Preshevës, duhet t’i bashkohen Kosovës dhe të mos jetojnë në shtetin të cilin nuk e duan, ndërsa Leposaviqi dhe 17 fshatra, si shumicë absolute serbe, t’i bashkëngjiten Serbisë.

Share This Article