Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që është zhvilluar sonte, Tottenham Hotspur ka dëshpëruar, duke lejuar të mposhtet Ajaxi.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-1. Golin e ka shënuar Donny van de Beek (15’). Në pjesën e parë Ajax kishte dominim të plotë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Ajax u përqendrua në mbrojtje dhe organizoi kundërsulme të shpeshta, ku një gol ia mohoi shtylla. Ndërsa Tottenham nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi.
Finalisti do të mësohet në ndeshjen e kthimit, që javën e ardhshme zhvillohet në Holandë.
Kjo ndeshje është historike për të dy klubet, pasi Ajax pas shumë vitesh pretendon të rikthejë famën e madhe që kishte në futbollin evropian, kurse Tottenham pretendon që për herë të parë në histori të klubit të arrijë në gjysmëfinale.