Shqipëri, 6 viktima dhe 135 raste të reja me Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një komunikate të përditshme për shtyp, sa i takon situatës së krijuar në vend nga pandemia Covid-19, Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri e kanë humbur jetën 6 persona si dhe kanë rezultuar 135 raste të reja.

“Që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë të prekur nga COVID-19, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID-19. Nga 860 testime qe janë kryer në 24 orët e fundit, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP, 135 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2. Ndërsa 94 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh”, u shpreh Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Share This Article